613 kg kokainë e kapur në Durrës, Berisha: U zhduk, e shitën në Itali

Durrësi

613 kg kokainë e kapur në Durrës, Berisha: U zhduk, e shitën në Itali

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:52
Droga e sekuestruar

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon një tjetër rast që nëse do të rezultojë i vërtetë do jetë një nga skandalet më të madha në Shqipëri, zhdukjen e sasisë prej 613 kg kokainë që u kap një vit më parë në Durrës.

Berisha shkruan sot se sasia e madhe e kokainës së sekuestruar është shitur në Itali.

Kjo drogë u kap një vit më parë në konteinerin me banane të ardhur nga Amerika Latine.

Për këtë rast u arrestua në Gjermani edhe pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

“Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokainë!

Transporti i tyre për në Itali!”, shkruan Berisha.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Sali Berisha përshëndetje si je mir? Nuk e di a ke informacion për 613 kile kokainë që është kapur në 2018 në Durrës. Të gjitha janë nisur në Itali dhe janë shitur të gjitha, di shumë mirë kush kamionist i ka transportuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat