Premtimi për Porto Romanon, Rama: Pastrohet në mandatin e ri - Bota Sot
Premtimi për Porto Romanon, Rama: Pastrohet në mandatin e ri

Durrësi

Premtimi për Porto Romanon, Rama: Pastrohet në mandatin e ri

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:57
Foto

“Bomba” ekologjike e Porto Romanos në Durrës vijon edhe pas disa muajsh nga shpallja e gjendjes se emergjencës. Zona as nuk është rrethuar dhe zjarret vijojnë ende.

Zgjidhja u tha se do ishte një spostim dhe pastrim i gjithë zonës. Këtë e premtoi edhe dje kryeministri Rama gjatë takimit për “Bashkinë që duam”. Pasi përmendi projektet infrastrukturore për Durrësin, Rama tregoi edhe kohën kur Porto Romano do pastrohet nga plehrat

“Përpara 4 vitesh, këtu ju kemi thënë që në këtë mandat do zgjidhet përfundimisht problemi i kanalizimeve dhe do të vihet në rrugë të zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë dhe kjo ka ndodhur. Sot po ju them që në mandatin që vjen, ne do transformojmë të gjithë atë tmerrin e fushës së  Romanos në një park të madh të ri të Durrësit që është një projekt i madh”, tha Rama.

Ende nuk është dhënë një zgjidhje finale për landfillin më të rrezikshëm të mbetjeve pranë Durrësit dhe Tiranës, por duket se zgjidhja do jetë së bashku me atë që po jepet për qytetin e Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...