Në Durrës, 35-vjeçari përplaset për vdekje nga treni

Durrësi

Në Durrës, 35-vjeçari përplaset për vdekje nga treni

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një 35-vjeçar në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një tren.

Mësohet se rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat