Shembja e ndërtesave mori dhjetëra jetë, 35 të shoqëruar në Durrës

Durrësi

Shembja e ndërtesave mori dhjetëra jetë, 35 të shoqëruar në Durrës

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Policia e Durrësit ka shoqëruar në ambientet e saj 35 persona që dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Deri me tani jane prere 17 fletearresti qe priten te ekzekutohen, por ende nuk dihen detaje lidhur me personat.

Abcnews.al mëson se mes të shoqëruarëve janë edhe Ahmet Doda dhe Ahmet Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me vdekjen e Hajdarmatajt pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit, por ata nuk kishin marrë masat që askush të mos futej më në të.

Vetë Hajdarmataj që humbi jetën nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti.

Policia pretendon se drejtuesit e Konvaleshencës duhej të kishin këmbëngulur që askush të mos futej më në godinën e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Gjithashtu të shoqëruar janë ish-kreu i ALUIZNI-it Arben Isaku, aktualisht Drejtor i Kadastrës, Aldo Dakovelli, shef Sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko, verifikues terreni.

Ata dyshohet se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin ndërtesat që janë shembur duke marrë nën vete jetë njerëzish.

Më datë 26 nëntor vdiq për shkak të rrënimit të ndërtesës kryekomisari Bajram Hajdarmataj, ngjarje me të cilën lidhet shoqërimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Konvaleshencës, kurse shoqërimi i personave të tjerë ka të bëjë me godinat që u shemben dhe vranë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat