Ja kush është 62 vjeçari që ndërroi jetë në Durrës pasi ra nga lartësia - Bota Sot
Ja kush është 62 vjeçari që ndërroi jetë në Durrës pasi ra nga lartësia

Durrësi

Ja kush është 62 vjeçari që ndërroi jetë në Durrës pasi ra nga lartësia

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:33
Foto

Një 62-vjeçar ka rënë mbrëmë nga kati i dytë i një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ai është Thoma Rusa, i cili punonte si roje në objektin që po ndërtohej.

Trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 23:18 dhe policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me këtë ngjarje.

Durrës

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat