Durrës/ S’gjendet prej ditësh peshkatari 53-vjeçar, operacionet e kërkim-shpëtimit pa rezultat

Durrësi

Durrës/ S’gjendet prej ditësh peshkatari 53-vjeçar, operacionet e kërkim-shpëtimit pa rezultat

Më: 5 mars 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Edhe ditën e sotme kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit, por pa rezultat, për një peshkatar 53-vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën më 1 mars në bregdetin e Durrësit.

Ardian Mërkuri kishte dalë në det së bashku me mikun e tij, 48-vjeçarin Ilir Bardheti me një pedalon, i cili është përmbysur për shkak të dallgëve. Pas ndërhyrjes së familjarëve dhe forcave të policisë është bërë e mundur nxjerrja vetëm e 48-vjeçarit Bardheti.

Kërkimet në fjalë nisën sot pas një telefonate në sallën operative, por ende nuk ka asnjë shenjë prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat