Masa kundër koronavirusit, Bashkia Durrës mbyll tregun industrial

Durrësi

Masa kundër koronavirusit, Bashkia Durrës mbyll tregun industrial

Më: 12 mars 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Në vijim të masave të vecanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit ka vendosur të mbyllë përkohësisht tregjet industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar.

Ndërsa tregu agrubujqësor do të punojë  me orar të reduktuar.

"Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00.  Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse", thuhet në njoftimin e bashkisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat