Vidhte ora uji në Durrës, prangoset 39-vjeçari - Bota Sot
Vidhte ora uji në Durrës, prangoset 39-vjeçari

Durrësi

Vidhte ora uji në Durrës, prangoset 39-vjeçari

Më: 16 mars 2020 Në ora: 10:39
Durrës

Një 39-vjeçar, banor i kryeqytetit është arrestuar në Durrës, pasi vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit në fjalë.

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, A. H., 39 vjeç, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat