Kapet ‘tmerri’ i Durrësit, ra në prangat e policisë

Durrësi

Kapet ‘tmerri’ i Durrësit, ra në prangat e policisë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës, pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhur në qytetin bregdetar në muajt e fundit.

Policia bën me dije se u arrestua i riu me inicialet Xh.Y., i cili u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit D. M.

Ai dyshohet si autor edhe i tetë vjedhjeve të tjera në disa shtëpi e lokale, ku ka marrë orendi, para, apo edhe sende të tjera.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Komisariati i Policisë Durrës, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e banesave të ndodhura kohët e fundit në Durrës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të punës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit D. M., shtetasin:

Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;

Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;

Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;

Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;

Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;

Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;

Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;

Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale "Vjedhja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat