Kthehet nga Italia në Durrës, humb jetën nga Covid-i durrsaku i njohur

Durrësi

Kthehet nga Italia në Durrës, humb jetën nga Covid-i durrsaku i njohur

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Covid 19 i merr jetën edhe një tjetër figure të njohur nga qyteti i Durrësit, Sazan Bitri.

Një nga figurat më të spikatura të punës me rininë, kryesisht me fëmijët problematikë të kohës para viteve 90-të, Sazan Bitri. Ishte një figurë e dashur dhe popullore. Sazan Bitri jetonte familjarisht në Katolika pranë Riminit. Prej disa javësh ndodhej në Durrës së bashku me të shoqen. Këtu është prekur nga Covidi 19, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në dhjetor të vitit 2019 Bujar Qesja ka shkruar për Sazan Bitrin, pasi botoi një libër me kujtime ‘Rrugëtim në Sagën e Bitrajve.’

‘E për çfarë nuk flet ky njeri i mirë dhe i ëmbël! Nuk harron shoqërinë, vitet ku punoi me rininë dhe veçanërisht kur drejtonte Qendrën Kulturore të Fëmijve për afro dy dekada. Sazan Bitri kujtohet nga fëmijëria e jonë e viteve 50-të, 60-të, kur drejtonte një qendër edukimi, për të evituar veset dhe shfaqjet e huaja për kohën.

Absolutisht nuk është në atë format, që mund të mendojë ndonjë, që i shërbente ‘vijës së partisë’. Ai i shërbente shoqërisë, për t’ia lehtësuar kusuret që mund ti vinin nga fëmijë me vese. Dhe për këtë, ai krijoi tipin e një edukatori me një prestigj dhe autoritet të padiskutueshëm.

Por Sazan Bitri ka edhe një zemër të madhe, të ndjeshme, ku ka vënd për të gjithë miqtë dhe shokët. Sa mirënjohës i është Sazan Bitri mësuesve, që i dhanë kulturë, edukatë dhe arsim.

Janë emra të famshëm si Sul Demiri, Gaqo Harilla, Anton Deda, Zeqo Spahiu, Qemal Xhomo, Bedri Rama, Pertef Kruja, Jorgji Çerepi, Remzi Tivari, Burhan Kaduku, Ali Kovaçi, Ilia Jorgo, Petrit Velja, Mustafa Gërçaliu, Banu Demiri, Kasjani Gjini, Tahir Kokalari, Milorad Jeremiqi, Matish Gjeluci, etj. ‘- shkruan Qesja për Bitrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat