“Veçse nuk plasim si derrat në stallë nga era e peshkut” Shqetësimi i banorëve në Rrashbull të Durrësit

Durrësi

“Veçse nuk plasim si derrat në stallë nga era e peshkut” Shqetësimi i banorëve në Rrashbull të Durrësit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Durrës

Për banorët e Lagjes Nezaj në Rrashbull të Durrësit, jetesa është bërë e vështirë prej 4 vitesh.

Mbetjet e një fabrike peshku derdhen në kanalet e lagjes, të cilat janë të hapura, dhe aroma e rëndë e ndotja është bërë e papërballueshme për banorët.

Banorja: Kur vjen vera, veç se nuk plasim si derrat në stallë nga era e peshkut

Era e peshkut nuk na lë të dalim jashtë gjatë gjithë verës.  Gjithë dimrit përmbytet këtu dalin të gjitha mbeturinat.

Banori: Sidomos në mbrëmje kur hapen këto kanalet, vjen era e peshkut.

Ata shprehen se fëmijët e vuajnë më shumë këtë situatë.

Banorja : Mirë ne, po fëmijët e vegjël të marrin pisllëqe.

Banorët thonë se janë ankuar në Bashkinë e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por institucionet por i kanë pyetur banorët se përse I kanë ndërtuar shtëpitë aty, në vend që t’i japin zgjidhje

Banori: Çova vjet kërkesë, nuk erdhi kurrë. Këtë vit prapë çova kërkesë nga banorët. Prapë nuk u interesua askush. Pse keni bërë shtëpi ju këtu thonë. Ne i kemi bërë në 1996 thashë, fabrika tani është bërë para katër vjetësh.

Në këto kushte, banorët bëjnë apel për mbulimin e kanalit në lagje, ndërsa kujtojnë premtimet në të gjitha proceset zgjedhore nga politikanë.

Banorja: Kur vjen vakti për vota na mbajnë në parajsë. Kur kryhen votat “ku jemi parë’

Banori: Kërkojmë që të bëjnë diçka, të mbulohet ky kanal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat