Fluks emigrantësh në Portin e Durrësit, 20 sportele për festat e fundvitit

Durrësi

Fluks emigrantësh në Portin e Durrësit, 20 sportele për festat e fundvitit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Durrës

Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit.

Pothuajse çdo ditë nisen nga dy tragete nga porti i Barit për në Durrës.

Për shkak të pandemisë, 8 mjekë dhe infermierë nga Drejtoria e Shëndetit Publik bëjnë matjen e temperaturës për udhëtarët dhe kontrollojnë respektimin e masave antiCovid.

Në terminalin e trageteve aktualisht funksionojnë 20 sportele të Policisë Kufitare, për të përpunuar në një kohë sa më të shpejtë pasagjerët që vijnë nga portet italiane drejt vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat