GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro, 17 të dënuarve të Dosjes 339

Durrësi

GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro, 17 të dënuarve të Dosjes 339

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:07
Një nga pronat e konfiskuara Bar-Restorant, Hotel 'ADOR'

Një ditë pas vendimit, GJKKO u konfiskon pasuritë 17 të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.

Mësohet se të dënuarve u janë sekuestruar bare, hotele e automjete. Vlera e pasurive shkon në 5 mln €, teksa disa prej tyre janë të personazheve të shquara të grupit të Avdylajve në Shijak, si Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha ose ‘Roni i Shijakut’ apo Admir Hoxhës.

Në tetor të 2018 u zbulua laboratori i heroinës në Has ku u arrestuan mbi 20 të arrestuar, teksa për 17 prej tyre dënimet u dhanë dje.

PERSONAVE QË U KONFISKOHEN PASURITË DHE DËNIMET

1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8
6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8
15. Anila Shuti 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8 vite

Pasuritë e konfiskuara

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat + Bodrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat