Durrës/ Përplasen dy automjete në Sukth, plagoset njëri prej shoferëve dhe tre pasagjerët

Durrësi

Durrës/ Përplasen dy automjete në Sukth, plagoset njëri prej shoferëve dhe tre pasagjerët

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Një mjet tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga 55-vjeçar janë përplasur dhe për pasojë, u lëndua njëri prej drejtuesve me tre të rinjtë që kishte në automjet.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat