Ngjarjet kriminale, Policia blindon Durrësin. Ja çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

Durrësi

Ngjarjet kriminale, Policia blindon Durrësin. Ja çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas vrasjes së Edmond Çekicit dhe plagosjes të 24 orëve më parë ka bërë që qarku i Durrësit të blindohet nga Policia.

Në të tre Komisariatet Durrës, Shijak dhe Krujë ka nisur zbatimin një plan masash për kapjen e personave në kërkim.

Policia Vendore Durrës në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe FNSH ka nisur kontrollet në të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët kryesore të qytetit bregdetar.

Kontrolli ka për synim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që lëvizin të armatosur.

Ndërkohë, edhe në qytetin e Elbasanit, policia lokale dhe FNSH kanë nisur gjithashtu kontrollet në disa zona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat