Basha me familjen në Durrës: Më 25 prill votoni ndryshimin, është për fëmijët tuaj

Durrësi

Basha me familjen në Durrës: Më 25 prill votoni ndryshimin, është për fëmijët tuaj

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:10
Basha me familjen në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të majtë prej vitesh që i bashkohen PD, në Shkozet të Durrësit.

Kryefamiljari Rustem Vata thotë se zhgënjimi që ka marrë nga qeveria 8 vitet e fundit, ka bërë që t’i bashkohet ndryshimit më 25 prill.

Rustem Vata: Mirë se erdhe! Je i nderuar i respektuar, do fitojmë!
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra bashkë me ju
Rustem Vata: Kam tre fëmijë.
Lulzim Basha: Ti keni me jetë!
Rustem Vata: I kemi në Itali sepse…
Lulzim Basha: I keni emigrantë?
Rustem Vata: Z. Basha me thënë të drejtën, kam vite që kam qenë në PS por me kontribut…
Lulzim Basha: Anëtarë apo votues?
Rustem Vata: Jo, jo votues dhe anëtar. Jam me teser dhe që atëherë kam kontribuar dhe kam bërë një punë mjaft të madhe. Me shpresa doli Edi Rama duke thënë që..
Lulzim Basha: Legalizimet falas…
Rustem Vata: Gënjejnë njerëzit me një fjalë.

Basha u zotua se programet e Partisë Demokratike do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak. Ai gjithashtu tha se besimi tek qeveria e ardhshme, shihet edhe tek mbështetja e socialistëve që po i japin ndryshimit më 25 prill.

“E para punës, problemin e legalizimeve unë e kam kërkuar prej 2013 ndjesën dhe do ta përsëris prapë sot. Duhet ta kishim mbyllur ne, nuk e mbyllëm. Ky erdhi me premtimin legalizime falas. Se çfarë ka ndodhur kjo historia jote është fatkeqësisht ndër mijëra histori në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet e tjera edhe me legalizimet nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur para shqiptarëve me një plan pune jo me premtime boshe sepse premtimet boshe, tullumbacet elektorale e treguan ku e çojnë vendin. 8 vite bëjnë premtime dhe mos i mbajë premtimet.

Besnikërinë në radhë të parë e ka ndaj familjes pastaj ndaj Shqipërisë. Edhe po të jesh anëtarë i partisë socialiste edhe po të vendosësh të vazhdosh me partinë socialiste një gjë po e them, duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde, i ke shërbyer Shqipërisë. Dhe unë të garantoj që angazhimet që kemi, zotimet që kemi dhe të gjitha ato që ne i kemi shpallur dhe i shohim në sy kur i themi. Të gjithë ato që ne kemi shpallur dhe i shihni me sy që i kemi shpallur, janë pjesë e një plani, nuk janë bërë një muaj para fushate. Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave, të regjistrimit të pronave, përfundimit të legalizimit, certifikatat e fermerëve, të pronave të fermerëve, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj plage. E vetmja gjë që duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, është që ne kemi në dorë ta ndërtojmë planin dhe ta zbatojmë planin tonë. Ju keni në dorë të bëni ndryshimin me votë. Më 25 e keni ju në dorë dhe më bëhet shumë qejfi, nuk e di a i keni parë lajmet, edhe socialist të niveleve të larta të Durrësit, e jo vetëm të Durrësit, të gjithë Shqipërisë, kanë ardh dhe kanë thënë që ne në këto zgjedhje do votojmë për ndryshim, do votojmë për PD-n. E bëjnë për familjet e tyre, e bëjnë për vendin, e bëjnë edhe për familjet e tyre politike. Se dhe PS-ja do të përfitoj nga ndryshimi, se është kapur. Socialistët që kanë kontribuar për dekada për partinë tyre që kanë kontribuar për fitoren e zgjedhjeve siç më the ti në 2013-ën. Ndihen dyfish më keq. Pse? Sepse kanë punuar, kanë votuar, domethënë kanë bërë gjithçka për fitoren e Partisë Socialiste dhe sot e shohin veten tash 8 vjet të përjashtuar, e shohin të nëpërkëmbur, të papunë dhe vetëm një grusht njerëzish kanë fituar. Prandaj them se 25 prilli është ditë ku përballen dy realitete. Gjithë shqiptarët e bashkuar përfshirë gjithë socialistët e ndershëm dhe një grusht njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë pronën e tyre. Një gjë të garantoj zoti dhe zonja Vata dhe djalin tuaj këtu dhe ata të dy që i keni në emigracion që ne zotimet që kemi marrë përsipër do t’i bëjmë realitet. Edhe që siç të kam ardhur sot në shtëpi jam i sigurt se mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqen, do të takohemi prapë. Dhe unë një gjë të them, në qoftë se këto zotime pas katër vitesh nuk janë realitet unë nuk vij ta kërkoj prapë votën. Që Shqipëria të shkojë në Europë duhet që edhe politikanët, edhe zgjedhësit të sillen si europianë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen. Dhe një gjë t’ju them: nuk tadhtoni askënd, por i shërbeni familjes tuaj, fëmijëve tuaj, dhe Shqipërisë. Dhe në nuk kemi synim ta ndajmë Shqipërinë e ta përçajmë Shqipërinë, por t’i bashkojmë të gjithë, demokratë e socialistë sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë” – tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat