Ky është pronari i agjencisë që i përket fugoni ku u kapën pakot me Paund

Durrësi

Ky është pronari i agjencisë që i përket fugoni ku u kapën pakot me Paund

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Pasditen sotme në Portin e Durrësit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash Paund britanik, të cilat ishin futur në pjesën e parapakolpit të një fugoni.

“Top Channel” mëson se nga hetimet paraprake rezulton se shoqëria e transportit së cilës i përket fugoni është e regjistruar në Angli në emër të 28 vjeçarit, Guxim Sefolli. Fugoni ku u gjetën paratë dyshohet të jenë produkt i veprimtarisë kriminale të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.

Raportohet se fugoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Por i ndaluari nuk ka pranuar të ishte në dijeni për sasinë e gjetur të parave.

Top Channel mëson se Policia e Shtetit ka pasur me herët informacion se në një fugon mallrash, që po vinte nga Anglia ka pasur një shumë parash në monedhë Paund. Për këtë arsye në bashkëpunim me autoritetet doganore janë ushtruar kontrolle te imtësishme, ku rezultuan të fshehura disa pako me Paund britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat