Përplasen dy makina në Durrës, vdes pasagjerja

Durrësi

Përplasen dy makina në Durrës, vdes pasagjerja

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Aksident me pasojë vdekjen në Hamallaj të Durrësit. Ka ndërruar jetë shtetësja E.H., e cila ishte pasagjere në mjetin e aksidentuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat