“Kokainës i ishte vendosur GPS”/ Detaje të reja dalin nga droga e kapur në Durrës

Durrësi

“Kokainës i ishte vendosur GPS”/ Detaje të reja dalin nga droga e kapur në Durrës

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 21:44
Droga e sekuestruar

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me kokainën e kapur dje në Portin e Durërsit. Gjatë kontrollit të disa kontejnerëve që janë vlerësuar me risk nga autoritetet, ishin lënë veç për një kontroll më të imtësishëm, pasi kishin dyshime se diçka nuk shkonte.

6 prej tyre kanë rezultuar me pullë të kuqe kur kanë kaluar në skaner. Kur u hapën kontejnerët rezultoi se në atë me prodhime deti të porositur nga kompania  “Fish Co” u gjetën 7 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako dhe të mbështjella me natriban.

Burime nga grupi hetimor tha për Klan tv se lëndës narkotike i ishte vendosur GPS. Për 7 kg kokainë është vënë në pranga administratori Denis Doda. 35-vjeçari ka mohuar që të jetë i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

“Nuk kam dijeni për trafikun e drogës. Prej vitesh ushtroj aktivitetin e transportit të prodhimeve të detit nga Ekuadori në drejtim të Tiranës. Kompania ime nuk është e implikuar në asnjë transport të paligjshëm. Nuk mbajmë përgjegjësi për atë çfarë gjendet në strukturën e konteinerit. Ai nuk është i joni, por vetëm mjet transporti për mallrat që ne porosisim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat