Rritet me 16 për qind qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit

Durrësi

Rritet me 16 për qind qarkullimi i mallrave në Portin e Durrësit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:28
Porti i Durrësit

Porti i Durrësit njoftoi se në shtatëmujorin e parë të këtij viti ka përrpunuar 2.56 milionë tonë ngarkesa.

Shifra është 16 për qind më e lartë se viti i kaluar.

Pak më shumë se 2 milionë tonë u transportuan me anije mallrash, ndërsa pjesa tjetër prej 550 mijë tonësh u transportua nga tragetet.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual të Durrësit, që është porti më i madh në vend, në shtatëmujorin e parë të këtij viti, eksportet u rritën me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, importet u rritën me 18 për qind, po në krahasim me një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat