Protestuan duke bllokuar rrugën në Durrës pas anulimit të udhëtimit me traget, 3 qytetarë përfundojnë në telashe me policinë

Durrësi

Protestuan duke bllokuar rrugën në Durrës pas anulimit të udhëtimit me traget, 3 qytetarë përfundojnë në telashe me policinë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ndonëse prej orësh dje ishin në pritje të nisjes së tragetit drejt Italisë, 3 qytetarë shqiptarë kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi protestuan për krijimin e kësaj situate duke bllokuar rrugën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak, në shënje proteste për mosnisjen e tragetit, bllokuan rrugën, ndërsa tashmë do të ndiqen penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë.
Nga strukturat e DVP Durrës vijojnë hetimet për pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat