Kontrollet për drogë në Portin e Durrësit çuan në pranga 2 francezë, policia jep detajet

Durrësi

Kontrollet për drogë në Portin e Durrësit çuan në pranga 2 francezë, policia jep detajet

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:51
Foto

Policia kufitare në Durrës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas francezë.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasve francezë me inicialet C.B. dhe K.C., policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi me cannabis në formë çokollate, si dhe një sasi kokaine.

“Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit francez, C.B., 19 vjeçe dhe K. C., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Peugeot”, në PKK, Port Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat