Pallati u shemb nga tërmeti, banorët ende pa shtëpi, dalin në protestë

Durrësi

Pallati u shemb nga tërmeti, banorët ende pa shtëpi, dalin në protestë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:21
Pallati i shembur nga tërmeti

Banorët e pallatit "837"  të lagjes nr 15 në zonën e njohur "Çesma e Ferres" kanë dalë në protestë  para Bashkis së Durrësit, pasi rindërtimi i pallatit nuk ka filluar ende.

Janë 20 familje pa strehim.

Ndërkohë deklarojnë se kanë 3 muaj që s'kanë marre as bonusin e qirave dhe se sheshi ku do ngrihej pallati po kthehet në vend depozitimi mbeturinash.

Ata thonë se kanë trokitur në dyert e pushteteve por deri tani nuk ka asnjë reagim. Shumë  prej tyre janë pensionistë, me pensione rreth 100 mijë lek të vjetra.

Pati dëmtime të rënda dhe qe nga të paret që qe shembur nga fadromat e Bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat