Mbërrijnë me vonesë dy tragetet e linjës Bari-Durrës

Durrësi

Mbërrijnë me vonesë dy tragetet e linjës Bari-Durrës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë, për shkak të motit të keq në brigjet e Adriatikut perëndimor.

Në kapitenerinë e Durrësit bëjnë me dije se dy tragetet janë nisur me vonesë nga porti italian i Barit dhe ndaj janë regjistruar dhe lëvizje në grafikun e mbërritjes së tyre në Durrës.

Njëkohësisht vonesa ka pasur edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi natën e kaluar.

Dy tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me afro 2 orë e gjysmë me vonesë dhe shkak këtë herë nuk ka qenë moti, por kontrollet e shtuara të policisë në mjetet që lëvizin drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat