Sherr me thika mes tre të rinjve në Durrës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Durrësi

Sherr me thika mes tre të rinjve në Durrës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Plagosje me thikë brenda një lokali në Durrës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen  nr 17 te qytetit, ndërsa mësohet se një grup prej tre të rinjësh janë konfliktuar fizikisht dhe me pas kanë qëlluar njërin me thikë.

Ai është transportuar në spital në sallën e urgjencës. Të dhënat paraprake dëshmojnë se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e plagosjes, sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat