Xhaferraj ngre alarmin, zbulon se çfarë po ndodh në Durrës

Durrësi

Xhaferraj ngre alarmin, zbulon se çfarë po ndodh në Durrës

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:43
Ferdinand Xhaferraj

Deputeti i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh.

Sipas deputetit, pacientëve tashmë u janë rritur në mënyrë të ndjeshme kostot, për shkak se përveç medikamenteve u duhet të bëjnë edhe analizat bazë në privat.

Postimi i plotë:

Ferdinand, ka marrë fund gjithçka.” Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përveç ilaçeve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.

Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat