Nën efektin e drogës dhe me kanabis në makinë, në pranga dy persona në Durrës

Durrësi

Nën efektin e drogës dhe me kanabis në makinë, në pranga dy persona në Durrës

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke drejtuar makinat nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetet që drejtonin, atyre iu gjetën edhe cannabis sativa.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjete të ndryshme, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë me armë, drogë apo sende të kundërligjshme në automjete, në lagjen nr. 13, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. B.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, policia ka gjetur cannabis sativa dhe një grirëse hashashi.  Pas testit me AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Shijak, sepse pas testimit me AquilaScan ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet për të dy shtetasit e arrestuar i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat