Gjendet i vdekur 26-vjeçari në plazhin e Durrësit

Durrësi

Gjendet i vdekur 26-vjeçari në plazhin e Durrësit

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:36
Durres

Një i ri është gjetur i pajetë në breg të detit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, pasditen e së mërkurës.

Policia tha se viktima me inicialet E. Xh., 26 vjeç është banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat