Emrat/ Plagosi me thikë 38-vjeçarin në Durrës, shoqërohet autori

Durrësi

Emrat/ Plagosi me thikë 38-vjeçarin në Durrës, shoqërohet autori

Më: 21 janar 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka kapur dhe shoqëruar në komisariat shtetasin Ardian Lupi, 51 vjeç, i cili vetëm pak minuta më parë plagosi me thikë shtetasin Gazmir Gjuzi 38-vjeç.

Sipas policisë konflikti nisi për motive të dobëtga, ndërsa viktima ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut  për jetën.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.

Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat