E rëndë në Durrës/ I shpërthen bombola e gazit në banesë, ndërron jetë 65-vjecarja

Durrësi

E rëndë në Durrës/ I shpërthen bombola e gazit në banesë, ndërron jetë 65-vjecarja

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesidtën e sotme në Durrës, me pasojë vdekjen e një 65-vjecareje.

Burimë zyrtare të policisë thanë se si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases më inicialet H. G., 65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat