Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, udhëtarët ankohen për vonesat

Durrësi

Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, udhëtarët ankohen për vonesat

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:58
Durrës

Kontrolle të shtuara në portin detar të Durrësit kanë sjellë ankesa nga udhëtarët për vonesat.

E ndërsa kanë mbërritur rreth orës 07:30 në portin detar të Durrësit me tragetet e linjës së Barit, autobusat me pasagjerë vazhdojnë të qëndrojnë në territorin portual.

Grupe kontrolli të Policisë, Antikontrabandës dhe Doganës po kryejnë kontrolle të imëta dhe verifikime duke shkaktuar vonesa të theksuara në përpunim.

Drejtues të autobusave që bëjnë linjat e gjata ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Italisë shprehen të shqetësuar nga vonesat e krijuara, ndërsa udhëtarët e tyre i përkasin grupmoshave të ndryshme dhe janë të lodhur nga udhëtimi i gjatë e qëndrimi në autobusa.

Ndërkohë burime nga Autoriteti Portual, lidhur me situatën, bëjnë me dije se vonesat janë krijuar për shkak të kontrolleve për çështje sigurie dhe nuk kanë të bëjnë me probleme teknike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat