​Mbyllet numërimi për Këshillat Bashkiak në Durrës, këto janë rezultatet

Durrësi

​Mbyllet numërimi për Këshillat Bashkiak në Durrës, këto janë rezultatet

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 342 kuti, prej të cilave 2700 vota kanë dalë të pavlefshme.

Ndërsa nga 51 mandate për Këshill, Partia Socialiste ka marrë 44111 vota apo 28 mandate.

Pas mbylljes së numërimit për Këshillat Bashkiak në Durrës, sipas mediave në Shqipëri, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 21248 vota ose 13 mandate, ndërsa PD ka marrë 8078 vota ose 5 mandate.

Ndërsa PAA ka marrë 5296 vota ose 3 mandate, PDIU ka marrë 1796 ose 1 mandat, dhe PSD ka marrë 2356 vota ose 1 mandat.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë mbajtur të dielën e 14 majit.

Kryeministri Edi Rama e shpalli fitoren e partisë së tij pasi PS mori shumicën dërrmuese të bashkive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat