Marrin flakë tubat e aspirimit në një pallat shumëkatësh në Durrës, detajet

Durrësi

Marrin flakë tubat e aspirimit në një pallat shumëkatësh në Durrës, detajet

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:33
Durrës

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.

Ndërhyrja e shpejtë e  forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit.

Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat