Humb jetën 22-vjeçarja në Durrës, u përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet

Durrësi

Humb jetën 22-vjeçarja në Durrës, u përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një 22-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet natën e së martës në Durrës.

Lajmi u bë i ditur nga policia vendore. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, në zonën e ish-kënetës në Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin rajonal Durrës ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Për shkak të dëmtimeve të marra, e reja ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat