Policia e Shtetit zbarkon sërish në kampin e muxhahedinëve

Durrësi

Policia e Shtetit zbarkon sërish në kampin e muxhahedinëve

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 09:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e kësaj të enjte policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Sipas burimeve, forca e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.

Ndërkohë, kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione, ku përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë.

Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.

Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat