Plagosje me thikë në Durrës, kapet autori

Durrësi

Plagosje me thikë në Durrës, kapet autori

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e kësaj të enjte.

Sipas gazetares së Euronews Albania Kloida Gjuzi, të shtënat janë raportuar në Fllakë.

Burime policore thonë se blutë kanë kapur autorin e identifikuar me inicialet I.V.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet që lidhen me të plagosurin, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq policia ka kapur shtetasin I. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat