Mungesa e rojave bregdetare, në plazhin e Durrësit ka vetëm kulla vrojtimi

Durrësi

Mungesa e rojave bregdetare, në plazhin e Durrësit ka vetëm kulla vrojtimi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Pasditen e së hënës në Golem u regjistrua viktima e parë nga mbytja në ujërat e Adriatikut për këtë sezon veror.

Ramosh Osmanaj, 80 vjeç nga Kosova, hyri të lahej në det, por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.

Kjo ngjarje bëri që t’i kthejmë edhe njëherë tjetër sytë tek rojet bregdetare, të cilat, nga vëzhgimi në terren, rezultojnë të jenë një mit.

Nga Ura e Dajlanit tek Përroi i Agait gjen vetëm kulla fiktive vrojtimi, por nuk mungojnë as rastet kur ajo zëvendësohet nga një shezlong në breg te detit, po ashtu bosh.

Kjo i ka detyruar pushuesit që të ruajnë veten dhe njëri-tjetrin.

Në vitin 2016, në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi, por ky vendim nga viti në vit duket se nuk ka gjetur zbatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat