Sherri degradon në përplasje me thikë! Një i plagosur në Durrës, pranga autorit

Durrësi

Sherri degradon në përplasje me thikë! Një i plagosur në Durrës, pranga autorit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti në Durrës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije sherri për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje me mjet prerës, kur një 41-vjeçar me iniciale E. L., ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Policia arrestoi menjëherë 41-vjeçarin E.L., banues në Durrës.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat