I vuri zjarrin shkurreve duke pastruar, 67-vjeçari në Durrës digjet vetë

Durrësi

I vuri zjarrin shkurreve duke pastruar, 67-vjeçari në Durrës digjet vetë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar në Durrës ka pësuar djegie në trup nga zjarri që i ka vënë disa shkurreve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, ku shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve.

Më pas zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ai ka ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat