Fluks me emigrantë e turistë në portin e Durrësit/ Sot pritet të mbërrijnë 6 tragete

Durrësi

Fluks me emigrantë e turistë në portin e Durrësit/ Sot pritet të mbërrijnë 6 tragete

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:27
Durrës

Vijon fluksi i udhëtarëve nga porti detar i Durrësit.

Sot priten 6 tragete të mbërrijnë në port.

Katër prej tyre, 3 të linjës së Barit dhe 1 i Ankonës mbërritën paraditen e sotme duke sjellë në vend përmes kësaj pike kufitare 4550 udhëtarë, ndërsa dy tragete të tjera nga Bari pritet të mbërrijnë në mbrëmje për të sjellë dhe afro 3000 persona të tjerë, kryesisht emigrantë dhe turistë të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri.

Në vendkalimin kufitar të Durrësit punohet me kapacitet të plotë për të përballuar këtë fluks që do të vijojë dhe gjate muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat