Gjendet e pajetë një e re poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës

Durrësi

Gjendet e pajetë një e re poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:44
Policia

Një e re, rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkaWeb viktima dyshohet si përdoruese e drogës dhe prostitucion. Sakaq po bëhet ekzaminimi ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat