U gjet e vrarë dje me trupin e prerë me thikë, publikohet fotoja - kjo është viktima 32-vjeçare

Durrësi

U gjet e vrarë dje me trupin e prerë me thikë, publikohet fotoja - kjo është viktima 32-vjeçare

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi në foto është Luljeta Preza, 32-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm (2 gusht) poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës.

Trupi i saj u gjet rreth orës 10:30 dhe policisë disa orë për ta identifikuar dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Image
Luljeta Preza

“Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”, informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.

Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë pjesëtarë të komunitetit rom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat