E rëndë në Durrës/ E zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë punëtori

Durrësi

E rëndë në Durrës/ E zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë punëtori

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në Durrës.

Mësohet se një punëtor ka ndërruar jetë, pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi, 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat