I ranë pllakat nga kamioni në trup dhe humbi jetën, arrestohet shoferi në Durrës, nuk i dha as ndihmën e parë 52-vjeçarit

Durrësi

I ranë pllakat nga kamioni në trup dhe humbi jetën, arrestohet shoferi në Durrës, nuk i dha as ndihmën e parë 52-vjeçarit

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:18
Policia

Një ditë më parë një 52-vjeçar ndërroi jetë pas nga kamioni ku po punonte, rrëshqitën disa pllaka dhe i ranë mbi trup duke e lënë të vdekur.

Policia bën me dije se sot është arrestuar në flagrancë shtetasin Musa Kabashi, 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të Musa Kabashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat