“Hotel plot me plehra”, menaxheri i hotelit në Durrës përgënjeshtron lajmit e RTL: Do i hedhim në gjyq

Durrësi

“Hotel plot me plehra”, menaxheri i hotelit në Durrës përgënjeshtron lajmit e RTL: Do i hedhim në gjyq

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:10
Sipas tyre, hoteli nuk përmbushte kushtet e paraqitura në platformat online, si dhe ishte i rrethuar nga plehrat.

Pak ditë më parë, faqja online e televizionit të njohur gjerman RTL, publikoi një lajm ku flitej për pakënaqësitë e turistëve polakë, të cilët pushuan në një hotel në Durrës.

Sipas tyre, hoteli nuk përmbushte kushtet e paraqitura në platformat online, si dhe ishte i rrethuar nga plehrat.

Megjithatë, ky lajm është hedhur poshtë nga menaxheri i këtij hoteli, i cili e quan dezinformim duke shtuar se informacionet e publikuara nga kjo media gjermane nuk janë të vërteta, ashtu siç paraqiten dhe pamjet e filmuara në shkallët e godine e cila nuk ndodhet në hotelin, e pretenduar nga RTL.

“Ajo pamja me plehra te shkallët nuk është ambient i hotelit, por është një pallat. Ata kanë ardhur më datën 21 gusht dhe kanë ikur më datë 1 shtator. Nuk kanë manifestuar gjatë qëndrimit asnjë shqetësim. Godina është ngjitur me hotelin, por nuk është pjesë e hotelit, janë shkallët e një pallati. Në momentin që është bërë foto nga turistët ka pasur shumë plehra, por janë hequr. Unë nuk kam fuqi për mirëmbajtje për një pronë që nuk është e jona. Klientët janë paraqitur në recepsion në orën 23:30 janë akomoduar pa kryer asnjë lloj pagese dhe pagesa është bërë më 28 gusht. Kanë qenë të njoftuar për pagesën. Ne kemi marrë masat tona dhe kemi kontaktuar agjensinë, pas ata nuk treguan rezervimin."

Ai shton se po bën gati materialet e duhura për të hedhur në gjyq këtë media për shifje, duke e konsideruar si një dëm për imazhin e hotelit që ka klientë në këtë shtet.

“Fakti që nuk kam publikuar materiale nuk do të thotë që nuk do publikojmë. Po grumbullojmë të gjithë informacionet dhe do hapim një gjyq pasi është një shkatërrim total për biznesin. Pasi artikull lexohet në shumë shtete dhe ndikon në klientelën tonë. Dëmi për një hotel që ka klientë në këto shteti ku lexohet ky atikull është shumë i madh.

RTL më ka marrë në telefon pas përgjigjeve që unë kam dhënë. Ata më kanë thënë se nuk është qëllimi i tyre të publikojnë “fake news” dhe në një farë mënyrë jo drejtpërdrejtë më kërkuan ndjesë. Lajmi qëndron akoma, por është shtuar një shënim për procedurat që vijnë më vonë. Do ta ndjekim me avokatë dhe do ta çojmë në gjyq”, tha menaxheri i hotelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat