Durrës, shkrumbohet biznesi në zonën e Xhafzotaj! Tri mjete zjarrfikëse në luftë me flakët për mospërhapjen e zjarrit

Durrësi

Durrës, shkrumbohet biznesi në zonën e Xhafzotaj! Tri mjete zjarrfikëse në luftë me flakët për mospërhapjen e zjarrit

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një biznes është shkrumbuar ditën e sotme në Xhafzotaj të Durrësit.

Zjarri ka rënë në një servis dhe pikë këmbimi automjetesh në pronësi të shtetasit A. Sulaj. Për shkak të materialeve brenda servisit, tip kapanon, si goma, bateri, sedilje automjetesh etj., përmasat e zjarrit kanë qenë të konsiderueshme.

Në këto kushte shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka shkuar drejt vendngjarjes me 3 automjete zjarrfikës dhe një autobot, duke shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Zjarri është shuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tij. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin që dogji biznesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat