Po shkonte për të vrarë, kapet në kohë durrsaku me rrezikshmëri të lartë

Durrësi

Po shkonte për të vrarë, kapet në kohë durrsaku me rrezikshmëri të lartë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Policia ka arritur të parandalojë kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë në qytetin e Durrësit.

Ai është Aldi Muatafa 37-vjeç, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.

Ai ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person.

Arrestimi i 37-vjeçarit  u bë në lagjen 15 në Durrës. Ai po drejtonte automjetin në kohën kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë e tij nuk ka rezultuar e suksesshme.

Sakaq, bashkë me të është arrestuar dhe shoqëruesi i tij, i identifikuar si Klevis Kurdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat