Zvarriten punimet për riparimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët protestojnë para Bashkisë: Kemi 4 vite që presim

Durrësi

Zvarriten punimet për riparimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët protestojnë para Bashkisë: Kemi 4 vite që presim

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:56
Durrës

64 familje të një pallati në lagjen 12 në Durrës ende presin nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Në protestën e radhës para bashkisë, përfaqësuesit e familjeve të pallatit në Durrës shprehen se kanë 4 vite që presin.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se edhe pse për pak ditë mbushen 4 vjet nga tërmeti i vitit 2019, në pallatin nr 15 puna nuk nisur akoma. Banorët të shqetësuar shprehen se nuk dinë se çfarë të bëjnë në këtë pikë që kanë ardhur gjërat, pasi prej 6 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë.

Banorët kanë shkuar shume herë në bashki, kanë bërë edhe protesta të shumta për problemin e tyre, por ajo që iu është thënë është se për pallatin tuaj do të kërkohet fond i veçantë nga Ministria e Financave.

Pallati ka pësuar dëmtime të shumta të 3 katet e para, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe apartamentet janë vjedhur rregullisht nga hajdutët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat