Përdornin shkallë e litarë për t’u ngjitur nëpër katet e pallateve për të vjedhur, arrestohen tre persona

Durrësi

Përdornin shkallë e litarë për t’u ngjitur nëpër katet e pallateve për të vjedhur, arrestohen tre persona

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë, në Durrës.

Të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa.

Ata përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash etj. Në kuadër të operacioni “Metoda” u arrestuan shtetasit Ilir Sharka 26 vjeç, Aldi Rama 32 vjeç dhe Arif Nezha 55 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi rezulton se:

-më datë 05 qershor 2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro.

-më datë 16 tetor 2022 në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri.

-më datë 21 janar 2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro.

-më datë 09 maj 2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë.

-më datë 15 korrik 2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë.

-më datë 31 gusht 2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro.

-më datë 30 shtator 2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat