Sekuestrohen mbi 176 mijë euro në Portin e Durrësit, dy në pranga

Durrësi

Sekuestrohen mbi 176 mijë euro në Portin e Durrësit, dy në pranga

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në Portin e Durrësit janë sekuestruar  mbi 176 mijë euro, të cilat po futeshin në të zezë në territorin shqiptar.  Policia thotë se ka arrestuar dy drejtuesit e autobusit ku u gjetën të fshehura shuma e parave dhe mallrat që tentuan t’i kontrabandonin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Berati.

Autobusi ishin nisur nga Italia për në Shqipëri, por pas kontrollit të imtësishëm, autoritetet gjetën sasinë monetare, e cila nuk ishte deklaruar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat